Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka folur për fillimet e tij, duke kujtuar momentin kur për herë të parë ka veshur uniformën.
“Uniformën e parë e kam vesh në vitet e 90-ta, kam qenë 23-4 vjet”, rrëfeu Rama.
“Kam pas fatin që kemi lidhje familjare me familjen Jashari dhe unë jam rritë me atë familje me komandantin Legjendar dhe me Hamëz Jasharin”, tha Rama në “Pressing”.
“Hapat e parë të luftës i kam nis aty”, tha Rama.



