spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
12:11
HomeSportKosova dhe Shqipëria me bilanc pozitiv në renditjen e FIFA

Kosova dhe Shqipëria me bilanc pozitiv në renditjen e FIFA

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në klasifikimin e FIFA.

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e fundit për këtë vit me kuqezinjtë që nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në krahasim me klasifikimin e muajit të mëparshëm.

- Advertisement -

Po kështu, as përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pësuar ndryshime në klasifikimin e FIFA.

- Advertisement -

Dardanët e mbyllën këtë vit në vendin e 80 që është pozicionimi më i mirë i tyre që nga momenti kur u anëtarësua në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Po kështu, nuk ka ndryshime as në dhjetëshen më të mirë të renditjes së FIFA me Spanjën që e mbyll 2025 si skuadra më e mirë në botë teksa është në krye duke lënë pas skuadrën kampione të botës në fuqi, Argjentinën, ndërkohë që në vendin e tretë pozicionohet skuadra përfaqësuesja e Francës.

Klasifikimi vijon me Anglinë, Brazilin, Portugalinë, Holandën, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat