spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
16:02
HomeKosovaKurti: Katër njohje brenda një viti

Kurti: Katër njohje brenda një viti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për njohjet që Kosova pranoi brenda një viti.

Ai tha se katër njohjet e reja janë sukses i shtetit dhe Republikës.

- Advertisement -

“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës. Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja. Lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Kosovën së fundi e kanë njohur Kenia, Siria, Sudani dhe Bahamas.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat