spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
21:05
HomeKosovaPrattipati takohet me kryetarët e rinj të komunave në Veri

Prattipati takohet me kryetarët e rinj të komunave në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me kryetarët e katër komunave veriore, që fituan në zgjedhjet e fundit lokale.

Ambasada amerikane thotë se Prattipati është takuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile atje.

- Advertisement -

“Ajo ka theksuar pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë të përkushtuara t’u shërbejnë të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Pas zgjedhjeve të 12 tetorit në krye të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë kthyer kandidatët e Listës Serbe.

- Advertisement -

Atje, pas dorëheqjes së kryetarëve serbë, me komunat udhëhoqën kryetarët shqiptarë që fituan në zgjedhjet e bojkotuara nga qytetarët serbë.

Transferimi i qetë i pushtetit në këto komuna ishte arsyeja që Kosovës iu hoqën masat e BE-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat