spot_img
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
17:15
HomeKosovaDrejtësiaThaçi përballet me një tjetër proces gjyqësor në shkurt 2026

Thaçi përballet me një tjetër proces gjyqësor në shkurt 2026

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.

Tutje, njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.

- Advertisement -

“Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas”, thuhet në njoftim.

Me çfarë arsyetimi Gjykata Supreme në Hagë e refuzoi lirimin me kusht të Kadri Veselit?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat