spot_img
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
17:15
HomeKosovaDrejtësiaNdërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc: Mbrojtja kërkon përjashtimin e...

Ndërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc: Mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër LepencZubin Potok është ndërprerë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

Sipas mbrojtjes, gjatë fazës hetimore nuk janë ndërmarrë veprime të plota për mbledhjen dhe administrimin e provave të propozuara, duke pretenduar se janë marrë vetëm disa incizime “selektive” dhe pa sqarim të kohës, ndërsa disa prova, sipas tyre, janë humbur përgjithmonë. Avokatët kanë përmendur edhe kërkesa të mëhershme për sigurimin e video-incizimeve nga objekte të tjera, dëgjimin e dëshmitarëve dhe analizën bazike të stacioneve telefonike për përcaktimin e lëvizjeve në kohën kritike.

- Advertisement -

Prokurori Kodraliu ka kundërshtuar kërkesat, duke thënë se hetimi është zhvilluar në mënyrë profesionale dhe të koordinuar, ndërsa për komunikimet telefonike është kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar nga autoritetet në Serbi, por pa përgjigje. Ai ka theksuar se ligji përcakton bazat e kufizuara për përjashtim dhe se, sipas tij, ato nuk plotësohen në këtë rast.

Gjyqtari i çështjes, Vesel Ismaili, njoftoi se me paraqitjen e kërkesës për përjashtim, ligji obligon ndërprerjen e çdo veprimi procedural, prandaj seanca është ndërprerë deri në vendimin e kryeprokurorit kompetent për këtë kërkesë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat