spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
15:07
HomeKosovaMungesa e rrymës lë pa ujë fshatrat e Suharekës

Mungesa e rrymës lë pa ujë fshatrat e Suharekës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Suharekës po përballet me vështirësi në furnizimin me ujë për disa fshatra, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës.

Njësia lokale e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se pompat e ujit nuk po funksionojnë normalisht, pasi tensioni i rrymës shpesh është i ulët ose mungon një fazë gjatë rikthimit të rrymës. Kjo ka bërë të pamundur furnizimin e vazhdueshëm me ujë për banorët.

- Advertisement -

Fshatrat më të prekur janë Reqan, Samadrexhë, Reshtan, Semetisht dhe Savrovë.

Përfaqësuesit e “Hidroregjioni Jugor” paralajmërojnë se situata mund të shkaktojë dëmtime teknike në pompa, duke e bërë furnizimin edhe më të paqëndrueshëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat