spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
12:51
HomeKosovaDemi: Varfëria në Kosovë është në rritje

Demi: Varfëria në Kosovë është në rritje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Themeluesi i Institutit “Atlas”, Agron Demi, ka demantuar të dhënat e Qeverisë Kurti, e cila vazhdimisht pretendon për rritje ekonomike dhe rritje të mirëqenies për qytetarët e Kosovës.

Duke komentuar të dhënat e fundit të publikuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ai ka thënë se varfëria në Kosovë po rritet.

- Advertisement -

Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se matja e fundit e varfërisë në Kosovë është bërë në vitin 2017 dhe ka qenë 17%.

“Qenkan mbi 90 mijë familje të cënueshme që paskan mar subvencione për faturat e energjisë, ashtu siç deklaroi Ministri i Financave. Familje e cenueshme nënkupton familje e varfër ose në kufi të varfërisë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë janë regjistru 353 mijë familje. Pra 25.5% janë në situatë financiare që duhet me ua subvencionu faturat. Matja e fundit e varfërisë në Kosovë është ba me 2017 dhe ka qenë 17%. Prej atëherë e kemi përjetu pandeminë e krizën me çmime por nuk kemi pas regjistrim të varfërisë. Kjo që po e konstaton MFPT është tregues se varfëria është në rritje, ashtu siç është në shumë vende pas pandemisë”, ka shkruar Demi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat