Enzo Maresca po përgatit ndryshime në përbërjen e Chelseat, me synimin për të riorganizuar skuadrën gjatë merkatos së janarit.
Sipas “Football London”, gjashtë lojtarë mund të largohen nga “Stamford Bridge” në afatin dimëror.
Në listën e mundshme të largimeve përfshihet Tosin Adarabioyo, pas një fillimi jo bindës me blutë.
Benoit Badiashile po has vështirësi për të siguruar një vend titullari. Facundo Buonanotte ka pasur hapësira të kufizuara aktivizimi gjatë këtij sezoni.
Gjithashtu, Filip Jorgensen ka humbur pozicionin në formacion ndaj Robert Sanchez.
Axel Disasi dhe Raheem Sterling kanë një të ardhme të paqartë pas përjashtimit nga ekipi i parë.
Largimet e mundshme synojnë të krijojnë hapësirë për afrime të reja në vazhdim të sezonit.



