spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
23:55
HomeKosovaZgjedhjet 2025Zgjedhjet në fokus: Ulutas takon përfaqësuesin e KiE-së

Zgjedhjet në fokus: Ulutas takon përfaqësuesin e KiE-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KFOR-i ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Yunus Emre, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

Në njoftim theksohet se, takimi mes të dyve, ka ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të theksuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), z. Yunus Emre, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

- Advertisement -

Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të theksuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij — të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat