spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
00:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj në Junik: Qytetarët me halle, të rinjtë po ikin nga vendi

Haradinaj në Junik: Qytetarët me halle, të rinjtë po ikin nga vendi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas tubimit që sot partia e tij ka mbajtur në Junik.

Haradinaj ka thënë se në tubim kanë folur për problemet e hallet e përditshme të qytetarëve dhe për sfidat që po i rëndojnë familjet.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Malet dhe kullat e Junikut janë frymë e qëndresës dhe e krenarisë kombëtare dhe pikërisht me gjithë këtë madhështi, ky qytet sot na priti.

- Advertisement -

U fol për hallet e përditshme të qytetarëve, për sfidat që po i rëndojnë familjet, për të rinjtë që kërkojnë perspektivë në vendin e tyre dhe për nevojën urgjente që shteti të jetë krah qytetarit. U fol për sigurinë, për zhvillimin ekonomik, për dinjitetin e punëtorit, për bujkun, për mësuesin, për mjekun, për veteranin dhe për secilin që e mban këtë vend gjallë me punë e sakrificë.

Junik, faleminderit për mikpritjen, për besimin dhe për forcën që na dhatë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat