spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
19:17
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku pas votimi: Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim,...

Abdixhiku pas votimi: Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka votuar kryetari i LDK-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili pas votimit tha se kjo ditë e zgjedhjeve është dita më e rëndësishme e demokracisë.

Mirëpo aty Abdixhiku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për një zhvillim dhe stabilitet dhe jo për një bllokadë e përçarje që sipas tij e përcjelli vendet për gjatë viteve të fundit.

- Advertisement -

“Më lejoni t’iu uroj në këtë ditë ku vendimmarrja i kthehet sovranit qytetarit, është ditë e mirë, e mbarë dhe të shpresojmë që në vazhdimësi gjithë procesi i votimit do të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme, të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar në këto vite”, tha Abdixhiku, pas votimit i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat