Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media gjatë ditës së zgjedhjeve, për të folur rreth ecurisë së procesit zgjedhor dhe çështjeve të evidentuara në terren.
Në konferencë pritet të paraqiten vlerësime për mbarëvajtjen e votimit, shqetësimet eventuale për parregullsi në vendvotime dhe thirrjet për institucionet përgjegjëse që të garantojnë integritetin e procesit deri në mbylljen e qendrave dhe numërimin e votave.
storm• do ta përcjellë konferencën dhe do të sjellë përditësime me deklaratat kryesore sapo të publikohen.



