spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
15:32
HomeKosovaHaradinaj: Bashkë mposhtëm armikun e ia sollëm vendit lirinë

Haradinaj: Bashkë mposhtëm armikun e ia sollëm vendit lirinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se bashkë me luftëtarët e mposhtën armikun dhe vendit ia sollën lirinë.

Ai tha se Dita e Veteranit është ditë krenarie e lavdie.

- Advertisement -

“Të dashur bashkëluftëtarë,

Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore.Që nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, që ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi, rruga jonë u bë rrugë sakrifice, vendosmërie dhe qëndrese. Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve.Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie.Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat