spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
17:20
HomeKosovaDrejtësiaDyshohet për vrasjen e civilëve në Gjilan, i ngritet aktakuza

Dyshohet për vrasjen e civilëve në Gjilan, i ngritet aktakuza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet S.A. për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A. ka marrë pjesë në vrasjen e trembëdhjetë civilëve dhe në plagosjen e katër personave të tjerë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H. duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i pandehuri S.A. është i paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat