spot_img
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
06:49
HomeKosovaKundërkandidati serb e emëron Ajetin nënkryetar komune

Kundërkandidati serb e emëron Ajetin nënkryetar komune

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kandidati i “Aleancës Shqiptare” për kryetar të Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, është emëruar nënkryetar i kësaj komune.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Me propozim të Kryetarit të Komunës, z. Novak Zhiviq, sot Kuvendi Komunal në Graçanicë më emëroi Nënkryetar të Komunës për Komunitete për herë të dytë radhazi”, shkroi Ajeti.

Në media u raportua se ky emërim i tij u arrit pas një marrëveshjeje koalicioni mes LVV-së dhe Listës Serbe në këtë komunë, parti nga e cila vjen edhe vetë kryetari Zhiviq.

- Advertisement -

Por, u mohua nga Ajeti, duke thënë se emërimi i tij është i paraparë me Ligjin për vetëqeverisje Lokale.

“Nuk ka asnjë koalicion me askënd! Ligji për Vetëqeverisje Lokale e specifikon qartë, Nënkryetari për Komunitete është detyrim ligjor në Komunat ku Komunitetet pakicë janë mbi 10%”, shkroi Leutrim Ajeti.

Ajeti ishte kandidati i përbashkët i partive shqiptare për kryetar të Komunës së Graçanicës në zgjedhjet e tetorit, por që nuk arriti të fitojë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat