spot_img
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
05:25
HomeSportLojtari i Kosovës, kërkohet nga klubi i madh francez

Lojtari i Kosovës, kërkohet nga klubi i madh francez

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është afër kalimit të mundshëm nga kampionati çek në Ligue 1 franceze.

Klubi i njohur francez, Lyon, ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës dhe tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare.

- Advertisement -

Sipas “FootMercato”, Lyon i ka ofruar Spartës së Pragës, 6 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar, shumë që mund të bindë klubin çek të pranojë transferimin.

25-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Spartës së Pragës këtë sezon, duke realizuar 12 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.

- Advertisement -

Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera nga kampionate të forta evropiane, përfshirë edhe interesime nga Premier League.

Lyon synon të përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe e sheh Albion Rrahmanin si një nga opsionet kryesore për pjesën e mbetur të sezonit.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat