spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
12:49
HomeSportShtëpia evropiane e xhudos nderon Nora Gjakovën

Shtëpia evropiane e xhudos nderon Nora Gjakovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata Evropiane e Xhudos (European Judo Union – EJU) ka nderuar xhudisten kosovare Nora Gjakova, duke e vlerësuar atë për karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në sportin e xhudos.

Në një postim në rrjetin sociale, Facebook, EJU ka renditur sukseset kryesore të Gjakovës, përfshirë medaljen e artë olimpike, medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, medalje në Masters, Grand Slam, Kampionatin Evropian dhe Çmimin e Madh (Grand Prix).

- Advertisement -

“Një kampione olimpike, një model dhe një frymëzim. I urojmë të gjitha të mirat në kapitullin tjetër,” thuhet në mesazhin e European Judo Union, duke falënderuar Nora Gjakovën për kontributin dhe sukseset e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat