Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bërnlit, Broja ka treguar se ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë.
Ylli shqiptar pritet ta nisë sërish titullar, edhe në duelin e ditës së nesërme ndaj Brajton, teksa në prononcimin e tij, ndër të tjera deklaroi:
“Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Premier Liga, është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri. Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u stërvita çdo ditë, çdo javë, që të bëhesha më i fuqishëm dhe jam edhe më i shpejtë tani. Trajneri më ka hedhur në fushë dhe kjo më ka dhënë shumë besim edhe nga aspekti psikologjik tani, jam shumë më mirë sesa më parë. Jam gati edhe për ndeshjen tjetër me Brajton jam stili i sulmuesit që lumturohem kur shënoj, si çdo kush tjetër, por nuk dua vetëm këtë. Dua të marrë pjesë në ndeshje, të driblojë, të krijojë shanse për të tjerët dhe për veten, por të jem gjithmonë aty duke luajtur futboll dhe jo vetëm që të pres shansin për të shënuar. Tani jam rritur shumë në krahasim me më parë dhe ndihem më mirë”, u shpreh Broja.



