Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar aksionin e tyre ushtarak në Venezuelë pas kapjes së Nicolas Maduros, tha të shtunën senatori amerikan, Mike Lee, duke cituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
“Ai nuk parashikon veprime të mëtejshme në Venezuelë tani që Maduro është në paraburgim nga SHBA-të”, shkroi Lee, senatori republikan që fillimisht ishte kritik ndaj operacionit.
“Maduro “është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara”, shkroi tutje ai.



