Aventura e Kristjan Asllanit te Torino, ku është i huazuar nga Interi, mund të mbyllet më herët se sa ishte parashikuar.
Sipas raportimeve nga Italia, mesfushori shqiptar nuk ka bindur drejtuesit e klubit, pavarësisht se ka 15 paraqitje, shumica prej tyre si titullar.
Në orët në vijim priten zhvillime të rëndësishme lidhur me situatën e tij, ndërsa klubi i Torinos po mendon ta largojë që në janar.
Në rast të një ndërprerjeje të menjëhershme të kontratës, mesfushori mund të rikthehet te Interi.
Klubi zikaltër zotëron kartonin e lojtarit. Para transferimit te Torino, Asllani ishte në radar edhe të Bolognas për një transferim.
Ai iu bashkua Torinos gjatë verës në formë huazimi me pagesë. Shuma e huazimit ishte 1.5 milionë euro.
Marrëveshja përfshinte të drejtën e blerjes. Opsioni i blerjes ishte i fiksuar në 11.5 milionë euro.



