spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:39
HomeKosovaAbdixhiku: LDK-ja e PSHDK-ja, bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Abdixhiku: LDK-ja e PSHDK-ja, bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë sot pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane. Ai ka njoftuar edhe për lidhjen e bashkëpunimit mes dy partive për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka njoftuar PSHDK, në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pjesë e listës së LDK-së.

- Advertisement -

Abdixhiku ka folur për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy subjektet politike dhe ka shtuar se udhërrëfimi i përbashkët gjendet në vizionet e presidentit Rugova dhe akademikut Mark Krasniqi.

“I urova delegatët për punimet e Kuvendit; dhe ritheksova e rikujtova bashkëpunimin e ngushtë që subjektet tona kanë patur në tre dekada e gjysmë veprim. Në vizionet e Presidentit Rugova e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Akademik Mark Krasniqit, gjejmë dhe udhërrëfimin tonë të ardhshëm; të një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PSHDK, në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pjesë e listës së LDK-së, duke i dhënë të djathtës sonë gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat