spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:36
HomeSiguriaUshtriaKFOR-i gjerman trajnon trupat për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

KFOR-i gjerman trajnon trupat për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarë gjermanë nga Komanda Rajonale-Lindje, pjesë e KFOR-it, së fundmi kanë zhvilluar trajnim të specializuar për Sistemet Kundër Mjeteve Ajrore pa Pilot (C-UAS), me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësisë për të zbuluar dhe ndjekur mjetet ajrore pa pilot.

“Aktiviteti u përqendrua në përdorimin e sistemeve të teknologjisë së avancuar, duke rritur aftësitë teknike në kapacitetet kundër dronëve, si dhe duke forcuar koordinimin, punën ekipore dhe përshtatshmërinë në një mjedis shumëkombësh”, tha KFOR.

- Advertisement -

Përmes trajnimeve të vazhdueshme, KFOR-i tha se forcon gatishmërinë e përgjithshme dhe efektivitetin operacional, në mbështetje të mandatit të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

- Advertisement -

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat