Në Gjakovë janë gjetur mbetje eshtërore, për të cilat autoritetet dyshojnë se i përkasin së paku një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në periudhën 1998–1999.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zbulimi është bërë nga ekipet policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe njësitë tjera kompetente.
Pas identifikimit në terren, mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
“Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njesitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin 24 orësh.



