spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:47
HomeSiguriaUshtriaKomandanti i FSK-së takon Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së

Komandanti i FSK-së takon Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan M. Stubbs.

Në njoftimin e FSK-së, theksohet edhe se, gjatë takimit të dy ata, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes FSK-së dhe Byros së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

- Advertisement -

“Gjatë takimit u vlerësua lartë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë që FSK ka krijuar me partnerët e saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Komandanti i FSK-së priti në takim Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Garda Kombëtare së SHBA-së, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s. Gjatë takimit u vlerësua lartë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë që FSK ka krijuar me partnerët e saj. Gjithashtu, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Gjatë takimit, palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është një shembull i suksesit dhe arritjeve të përbashkëta në aktivitete të ndryshme.

Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.  🇽🇰🤝🇺🇸

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat