spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
14:47
HomeKosovaNisja e gjysmëvjetorit të dytë shtyhet në tri komuna, shkak përmbytjet

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë shtyhet në tri komuna, shkak përmbytjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përmbytjet e fundit kanë detyruar shtyrjen e nisjes së gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor në disa komuna të Kosovës.

Komuna e Malishevës dhe ajo e Drenasit kanë vendosur shtyrjen e mësimit për dy ditë, ndërsa Fushë-Kosova për një javë.

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit e Malishevës ka theksuar se vendimi u mor për shkak të dëmeve në infrastrukturë, ndërsa Fushë-Kosova njoftoi vështirësi në qarkullim dhe mungesë ngrohjeje në shkolla.

Në Drenas, mësimi do të nisë të mërkurën, për shkak të përmbytjeve, borës dhe mungesës së ujit.

- Advertisement -

Në Lipjan, nxënësit e shkollës “Ismail Luma” do të bartën në shkollën “Vëllezërit Frashëri” deri në përmirësimin e kushteve të shkollës së tyre.

Ndërsa në Prishtinë, procesi mësimor ka rifilluar normalisht pas ndërhyrjeve për të siguruar ambient të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Nga Ministria e Arsimit, kanë theksuar se mësimi ka nisur në shumicën e komunave, përjashtuar Drenasin, Malishevën dhe Fushë-Kosovën, dhe se orët e humbura do të zëvendësohen.

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë ishte planifikuar më 8 janar, por për shkak të përmbytjeve u shty për 12 janar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat