spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:46
HomeKosovaPrishtinaPas vërshimeve në Prishtinë, tri familje evakuohen dhe marrin ndihmë urgjente

Pas vërshimeve në Prishtinë, tri familje evakuohen dhe marrin ndihmë urgjente

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Si pasojë e vërshimeve të fundit në Prishtinë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka evakuuar tre familje nga lagja Kodra e Trimave, në rrugën “Aziz Zhilivoda”.

Familjet janë sistemuar përkohësisht, ndërsa Drejtoria do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të komunës, sot, në bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, Kryqi i Kuq i Kosovës ka shpërndarë paketa ushqimore dhe higjienike për këto familje të goditura nga vërshimet.

Autoritetet falënderojnë Kryqin e Kuq për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë emergjente. /KP

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat