spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
17:09
HomeKosovaHamza nga Reçaku: Sakrifica dhe gjaku i të rënëve na sollën lirinë

Hamza nga Reçaku: Sakrifica dhe gjaku i të rënëve na sollën lirinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Kompleksin Memorial në Reçak ka bërë homazhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bashkë me ekipin e tij.

Ai tha se kjo është një ngjarje e cila kontribuoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se do të përulen përjetësisht ndaj të rënëve që falë sakrificës, jetës dhe gjakut të tyre vendi gëzon sot lirinë.

- Advertisement -

“Jemi këtu për të shpreh nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një ngjarje, një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Falënderojmë edhe ambasadorin William Ëalker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, tha Hamza. /EO

William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë në masakrën e Reçakut

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat