Nuk ka fitues në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi supersfida mes Manchester United dhe Chelsea përfundon në barazim 1-1, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit anglez.
Pas një pjese të parë të luftuar të mbyllur në barazim pa gola, “djajtë e kuq” kalojnë në avantazh me Bruno Fernandes, që realizon nga pika e bardhë e penalltisë.
Por festa e vendasve nuk zgjat shumë pasi miqtë barazojnë shifrat me Moises Caicedo.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja kampet, rezultati i kësaj sfide nuk ndryshoi.