spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
17:20
HomeKosovaU rritën në Deçan, sot njëri i shërben ligjit në SHBA e...

U rritën në Deçan, sot njëri i shërben ligjit në SHBA e tjetri në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Riza Lekaj dhe Adrian Përgjegjaj, të lindur në Lumbardhë të Deçanit, janë rritur bashkë si vëllezër të pandarë, duke ndarë fëmijërinë, vlerat dhe ëndrrat.

Sot, rrugët e tyre profesionale janë ndarë fizikisht, por mbeten të bashkuara në misionin e përbashkët: shërbimin ndaj ligjit dhe shoqërisë.

- Advertisement -

Adrian Përgjegjaj jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është në shërbim të drejtësisë, duke mbrojtur ligjin dhe duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin shqiptar në institucionet amerikane.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Riza Lekaj ka zgjedhur të shërbejë në Kosovë, ku me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke kontribuar çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Edhe pse ndodhen në dy kontinente të ndryshme, të dy vijnë nga qyteti i Deçanit dhe mbeten shembull i mirë. /Albinfo.ch

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat