Ndërsa zemërimi i publikut rritet në Spanjë për reagimin e dobët të autoriteteve ndaj përmbytjeve që lanë deri në 400 të vdekur, janë shfaqur pamje dramatike që tregojnë se si një qytet i shpëtoi shkatërrimit më të keq falë një dige romake 2000-vjeçare.
Ndërsa imazhet e tmerrshme kanë nxjerrë në pah efektet katastrofike të përmbytjeve në të gjithë Spanjën gjatë ditëve të fundit, videoja tregon përrenjtë e ujit që derdhen poshtë një kodre brenda disa metrash nga shtëpitë e njerëzve në Aragon.
Por në mënyrë të pabesueshme, falë inxhinierisë së lashtë romake që ndihmoi në drejtimin e ujërave të tejmbushura të digës, përmbytja u devijua poshtë një kodre dhe larg qytetit të Almonacid de la Kuba, shkruan Daily Mail, përcjellë Storm.