spot_img
E hënë, 19 Janar, 2026
05:20
HomeKosovaDrejtësiaGucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë...

Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në “zoom” me familjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.

- Advertisement -

“Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati.

Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat