spot_img
E hënë, 19 Janar, 2026
03:19
HomeKosovaReshjet e shiut rrisin nivelin e ujit në liqene

Reshjet e shiut rrisin nivelin e ujit në liqene

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reshjet e dendura të shiut kanë ndikuar në rritjen e shpejtë të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badocit.

Bazuar në matjet e fundit nga java që lamë pas, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në të dyja liqenet është evidentuar rritje e nivelit të ujit prej 2.5 deri në 3 metra.

- Advertisement -

Rritja e shpejtë e nivelit dhe pranisë se turbullirës, uji i Badocit ka ditë qe vazhdon të mos pihet ende.

“Ne jemi në monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, së bashku me IKSHPK-në. Kemi vërejtur një rritje të nivelit të turbullirës në Badoc, për shkak se kohët e fundit kemi pasur vërshime. Pas reshjeve është shënuar një rritje e shpejtë e nivelit të ujit prej rreth 3 metrash, gjë që ka ndikuar që uji të jetë i turbullt, si në ujin e papërpunuar, ashtu edhe në ujin e trajtuar”, ka Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”, raporton televizioni publik.

- Advertisement -

Sipas tyre, kjo situatë pritet të stabilizohet shumë shpejt.

Megjithatë, reshjet e fundit të shiut kanë vënë në pah një problem serioz mjedisor në Liqenin e Badocit, duke sjellë në sipërfaqe një sasi të madhe mbeturinash.

Shishe plastike dhe mbetje të tjera të mbeturinave shihen të grumbulluar përgjatë brigjeve të Liqenit të Badocit, duke e ndotur rëndë këtë hapësirë natyrore.

Banorët dhe vizitorët fajin ua hedhin vetë qytetarëve.

“Nuk vetëdijesohen, niveli është shumë i ulët. Unë e shoh edhe nëpër banesa se hedhin mbeturina, edhe pse kontejnerët janë aty. Faji është i yni, sepse nuk ndërgjegjësohemi se mbeturinat nuk vijnë nga lart, por nga ne”, ka thënë një vizitor.

Kjo situatë, sipas ekspertëve mjedisorë, jo vetëm që shëmton pamjen dhe vlerën rekreative të liqenit, por paraqet edhe rrezik për ekosistemin dhe cilësinë e ujit, marrë parasysh rolin jetik që

Liqeni i Badocit ka në furnizimin me ujë të pijshëm.

Ekspertet vlerësojnë se problemi i grumbullimit të mbeturinave kërkon një menaxhim më të mirë institucional, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së Liqenit të Badocit dhe burimeve të tjera ujore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat