Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim këngëtaren e njohur, Adelina Ismailin.
Peci ka dhënë epitete nga më të lartat për të, duke thënë se ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.

Postimi i plotë:
Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.
Patëm një bisedë të hapur e miqësore për muzikën si akt lirie, për kulturën si identitet dhe për rolin e artistit në shoqëri, por edhe në rrugën e çlirimit.
Adelina mbetet simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese, por edhe i një vizioni që ende flet fuqishëm. Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës.



