spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:09
HomeSiguriaUshtriaKadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Garda Kombëtare e FSK-së ka trajnuar kadetët për mbijetesë në kushte dimërore.

“Pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

- Advertisement -

Sipas FSK-së, pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat