spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
11:09
HomeEkonomi“S’më besuat…” – Korenica me diss për Kurtin: investimi 100+ milionë€ po...

“S’më besuat…” – Korenica me diss për Kurtin: investimi 100+ milionë€ po bëhet realitet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka reaguar publikisht për investimin në energji të erës në malet e Zatriqit në Komunën e Rahovecit, duke e paraqitur si një projekt që – sipas tij – ishte nënvlerësuar edhe nga nivele të larta politike.

Në një postim, Korenica thotë se në vitin 2022, si deputet nga Rahoveci, ishte kontaktuar nga kompania përkatëse për shprehje interesi për investim në energji të erës, teksa thekson se “shumëkush, përfshirë dhe kreun e qeverisë”, nuk kishin besuar se një investim mbi 100 milionë euro do të vinte në këtë komunë.

- Advertisement -

Sipas Korenicës, projekti tashmë po hyn në fazën e realizimit, pasi turbinat kanë mbërritur dhe “shumë shpejt pritet me u vu në funksion”.

Ai pretendon se përfitimi nga ky investim do të jetë i dyfishtë: në nivel qendror, për stabilitetin energjetik të Kosovës; dhe në nivel lokal, përmes rritjes së turizmit, vendeve të reja të punës dhe projekteve të ndryshme për komunitetin në Rahovec.

- Advertisement -

Në fund, Korenica shton se projekti është vonuar, pasi turbinat “kanë pasë me u vendosë në vitin 2024”, por për shkak të zvarritjes së lejeve për kushtet ndërtimore, përfundimi po shtyhet për dy vjet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat