spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
09:16
HomeKosovaÇfarë i tha Osmani Trumpit në Davos dhe pse në ceremoni ishte...

Çfarë i tha Osmani Trumpit në Davos dhe pse në ceremoni ishte ajo, jo Kurti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një lidhe direkte nga Davosi në “Top Story” me Grida Dumën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes, si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump.

E pyetur se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump, Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi se ishte një bisedë shumë pozitive që nisi në samitin e OKB në shtator.

- Advertisement -

Sakaq Osmani sqaroi se pse e përfaqësoi ajo Kosovën dhe jo kryeministri, Albin Kurti duke shprehur se kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti, megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për kryeministrin.

Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?

- Advertisement -

Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?

Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.

Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?

Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë. /TCh

Osmani arrin në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat