Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u pyet në Pressing nëse PDK do ta votonte për presidente Vjosa Osmanin.
Për këtë çështje Behrami, nënkuptoi që PDK-ja nuk ka vota për Osmanin.
“Marrëveshja si parakusht duhet me pas kritere, kriteri kryesor është uniteti që duhet me përfaqësua ai person… Vjosa Osmani e ka përjashtua vetën meqë nuk i plotëson këto kritere”, tha Behrami.
“Vjosa Osmani nuk e përfaqëson këtë unitet”, sipas Behramit.



