spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
12:25
HomeKosovaZgjedhjet 2025Manipulim votash në Prizren, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit

Manipulim votash në Prizren, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Nga ky aksion një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash.

- Advertisement -

Lajmin për Express e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.

Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit dhe se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.

- Advertisement -

Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.

“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat