spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
07:55
HomeKosovaEmiratet e Bashkuara Arabe investojnë 25 milionë euro për spitalin e ri...

Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 25 milionë euro për spitalin e ri të Gjinekologjisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emiratet e Bashkuara Arabe do ta ndërtojnë Spitalin e Ri të Gjinekologjisë me vlerë 25 milionë në Prishtinë dhe me 7.5 milionë të tjera do ta rinovojnë spitalin në Vushtrri.

Lajmin e ka dhënë  ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Xhabir Hamiti, pas një takimi zyrtar në Abu Dhabi me zëvendëssekretaren e Departamentit të Shëndetësisë, dr. Noura Al-Gaithi.

- Advertisement -

Gjatë takimit ai është informuar se, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, kanë nisur përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë eurosh, të ndara për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Po gjatë këtij viti pritet të fillojë edhe procesi i rinovimit dhe pajisjes me teknologji moderne mjekësore të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri, projekt ky që do të financohet me 7.5 milionë euro nga Departamenti i Shëndetësisë i Abu Dhabit.

- Advertisement -

Ambasadori Hamiti ka shprehur mirënjohje të thellë në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës ndaj lidershipit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye me presidentin Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe ndaj popullit emiratas, duke theksuar se këto donacione përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për përmirësimin dhe avancimin e kushteve të shërbimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat