spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:09
HomeEx-BRSSInvazioniTrump i dërgon mesazh Putinit nga Davosi: “Lufta duhet të marrë fund”...

Trump i dërgon mesazh Putinit nga Davosi: “Lufta duhet të marrë fund” – pas takimit “të mirë” me Zelensky

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump tha në Davos se takimi i tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ishte “i mirë” dhe se procesi për paqe është “në vazhdim”. I pyetur se çfarë mesazhi ka për presidentin rus Vladimir Putin, Trump u shpreh prerë: “Lufta duhet të marrë fund.”

Sipas Reuters, Zelensky deklaroi se në bisedimet me Trump janë finalizuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, por se nyja më e vështirë mbetet çështja e territorit. Në të njëjtën kohë, diplomacia po zhvendoset drejt një formati të ri, me bisedime të parashikuara edhe në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

- Advertisement -

Në prapaskenë, sipas Reuters, emisaret amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritej të zhvillonin kontakte në Moskë përpara fazave të radhës të negociatave, ndërsa disa liderë evropianë – përfshirë presidentin finlandez Alexander Stubb – kanë thënë se Trump po rrit presionin ndaj Rusisë për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat