spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
07:26
HomeKosovaPrishtinaUji i Badovcit ende me nivele të larta të Manganit

Uji i Badovcit ende me nivele të larta të Manganit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të gjitha lagjet të cilat furnizohen nga Liqeni i Badovcit, ende nuk mund ta përdorin ujin për pije, për shkak të vlerave të larta të manganit. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit). Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Në njoftim po ashtu thuhet se IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat