spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:11
HomeSportBajrami, i rëndësishëm për ekipin anglez

Bajrami, i rëndësishëm për ekipin anglez

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për të dytën sfidë radhazi, Nedim Bajrami shënon me fanellën e Rangers.

Mesfushori shqiptar realizoi golin me tepër peshë për ekipin e tij, duke i dhënë biletën për në finalen e Kupës së Ligës së Skocisë me fitoren 2-1.

- Advertisement -

Gol që lë shije tepër të mirë te 25-vjeçari, i cili ka gjetur ritmin te gjiganti skocez.

“Treguam cilësitë dhe besuam deri në fund për kualifikimin. Shënuam dy gola dhe jemi në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrave të tilla. Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë deri te finalja ndaj Sëlltikut, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar. Ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste. Na presin shumë ndeshje të tjera, kemi Olimpiakos dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë.”

- Advertisement -

Ky ishte goli i tretë për Bajramin me skuadrën e Rangers, teksa ka asistuar edhe një herë.

Mesfushori kaloi në Skoci për 4 milionë euro, teksa forma e mirë kënaq edhe trajnerin Silvinjo që do e ketë të gatshëm për sfidat e nëntorit ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat