spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
04:08
HomeKosovaKurti takohet me krijues shqiptarë nga Mali i Zi në Festivalin Poetik:...

Kurti takohet me krijues shqiptarë nga Mali i Zi në Festivalin Poetik: Poezia si urë kulturash

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi në kuadër të edicionit të IV-t të Festivalit Poetik të Prishtinës (21–25 janar 2026), të organizuar nga ObserverKult.

Bashkë me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Kurti u prit nga artistë e poetë si Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita Rexha, të cilët janë pjesëmarrës të këtij festivali kulturor.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve kulturore dhe rolin që letërsia ka në forcimin e lidhjeve ndërmjet hapësirave ku flitet shqip, duke e cilësuar poezinë si një mjet të fuqishëm për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për shtrirjen e pranisë shpirtërore ndër breza.

Ai përmendi se poezia shqipe nga Plava e Gucia, Ana e Malit e Kraja, Tuzi dhe Ulqini është dëshmi e qëndrueshmërisë së gjuhës dhe dinjitetit kulturor, duke krijuar një urë lidhëse mes komuniteteve, kujtesës historike dhe një të ardhme të përbashkët.

- Advertisement -

Takimi u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe në mënyrat sesi eventi i tillë kontribuon për prezantimin e letërsisë shqipe – duke e bërë fjalën artistike një pikë referimi për lidhje më të thella mes shqiptarëve në rajon.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat