spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
18:13
HomeKosova“Skifteri K1” u promovua me video të një kompanie kineze, dy firmat...

“Skifteri K1” u promovua me video të një kompanie kineze, dy firmat kosovare kanë veç një punëtor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dyshimet se dy kompani nga Gjilani mashtruan me prodhimin e një droni kamikaz vazhdojnë të rriten.

Videoja e publikuar nga kompanitë kosovare, ku thuhet se droni “Skifter K1” goditi cakun në mbi 1000 km largësi, është e një kompanie kineze, që e ka përdorur më parë për të promovuar fluturaken e saj.

- Advertisement -

Ekspertë të aviacionit ushtarak e shohin të pamundur prodhimin e dronëve nga dy kompani, që bashkë numërojnë tre veta, përfshirë pronarët.

Një nga videot që pronari i “Future Minds Academy” ka përdorur për ta promovuar dronin “Skifteri K1” dyshohet se i përket një fluturakeje të prodhuar në Kinë.

- Advertisement -

Videoja që e ka postuar në Facebook Ridvan Aliu, pronar i “Future Minds”, është copëz e videos së prodhuesit “Hinaray”, që promovon dronin H70P dhe kompania kineze e ka publikuar tri ditë para tij, raporton Koha.net.

Ekspertët ushtarakë nuk e besojnë si të mundur që kompanitë në Kosovë t’i kenë kapacitetet njerëzore e profesionale për të ndërtuar dronë në këtë moment.

E dy kompanitë që u bashkuan për të prodhuar dronin e pretenduar, në ATK kanë veç një punëtor të lajmëruar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat