spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
11:36
HomeKosovaRama: Kurti do zgjedhje të reja dhe kontroll mbi Presidentin

Rama: Kurti do zgjedhje të reja dhe kontroll mbi Presidentin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për “tendencat autokratike” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Rama tha se Kurti dëshiron njerëz të nënshtruar dhe se ai beson se as fitorja prej 51.11% në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit nuk i mjafton atij.

- Advertisement -

“Unë dyshoj shumë që do të kemi qeveri për arsye se mendoj që tendencat e këtij kryeministri në detyrë është që të shkojmë prapë në zgjedhje që ta ngrisim këtë 51.11% sepse nuk mund të vendosë vetë edhe për presidentin. Pra, nëse nuk mund të vendosë vetë edhe për Presidentin, me siguri ka me provu që ta ngrisë këtë 51.11%”, tha ai në një intervistë në Frontal në T7.

Rama tha se Kurti dëshiron që të vendosë vetë edhe për Presidentin.

- Advertisement -

“Nëse e analizon, atëherë unë besoj që nuk është i kënaqur as me 51.11%. Ai do që të vendosë vetë se a do të jetë Vjosa, a do të jetë ky apo ai president”, tha mes tjerash Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat