spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
08:30
HomeKosovaProkuroria godet korrupsionin në Komunën e Prishtinës

Prokuroria godet korrupsionin në Komunën e Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në koordinim me Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion me masa të veçanta hetimore ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Sipas burimeve të Storm, të arrestuarit janë Dukagjin Gashi, Bashkim Sadiku dhe Dukagjin Gashi, të tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

Burimet bëjnë të ditur se njëri nga të arrestuarit është kapur në flagrancë gjatë pranimit të ryshfetit, përmes masave të fshehta policore, ndërsa aksioni është zhvilluar nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria ka konfirmuar se ryshfeti dyshohet të jetë kërkuar dhe pranuar me qëllim që të ndihmohej realizimi i pagesës për punë të kryera në bazë të një kontrate me Komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

P.S. Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat