spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
06:04
HomeKosovaRriten çmimet e pronave të banimit në Kosovë

Rriten çmimet e pronave të banimit në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë u rriten 2,4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2025, çmimet e pronave të banimit pësuan rënie prej 2,1 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën për 1,3 % në tremujorin e tretë (TM3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.

- Advertisement -

Ndërsa, për rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 4.3 për qind në TM3 2025, krahasuar me TM3 2024.

“Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën për 1,3 % në tremujorin e tretë (TM3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024. Për rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 4,3 % në TM3 2025, krahasuar me TM3 2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat