spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
06:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Procesi drejtë fundit, rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Procesi drejtë fundit, rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit.

Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

- Advertisement -

Rinumërimi i plotë u vendos pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë.

Në të gjitha partitë ka kandidatë që kanë rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

- Advertisement -

Manipulimet që u shpërfaqën, kanë bërë që Prokuroria të aktivizohet në disa rajone. Në Prizren janë paraburgosur 23 persona, e në Malishevë 15 kryesues e 43 komisionerë janë ndaluar për manipulim të votave, ndërkaq hetime po zhvillohen edhe në komuna të tjera.

Pas publikimeve të deritashem të rezultateve të rinumëruara, nuk ka kandidatë të partive shqiptare që e kanë humbur ulësen.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat