spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
01:13
HomeKosova“Tallje me qytetarët”, Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia...

“Tallje me qytetarët”, Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar çështjen e energjisë dhe kërkesën që KESCO e bëri që të ketë rritje prej 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

Ai thotë se brenda katër viteve, katër herë u shtrenjtua energjia elektrike.

- Advertisement -

“4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike. 2 projekte madhore për prodhim të energjisë u anuluan: Kosova e Re dhe projekti i gazit. Dhe tallja me qytetarët vazhdon – se nuk kanë ditur sa kanë paguar për energji, se po i mbajnë shtëpitë shumë të nxehta e kështu me radhë. Mijëra familje blejnë dru me çmim dyfish më të shtrenjtë, sepse nuk mund të instalojnë ngrohjen me energji elektrike. Bilanci i qeverisjes është ky: fatura më të larta, standard më i ulët jetese, zero llogaridhënie”, ka shkruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat